Jehuda Amichai: Kangë dashnije


Ja nisi qishtu: N’zemër ajo u bo
e lirë, e projshme e lumtun, qashtu
si kur dikush e ndjenë qi tojat po’j zgidhën pak
dhe gërrbavët me’j lidhë.

Mas ksaj, ditë tjera mrrijtën.

E tash jam si Kalë Troje
Me dashnia t’tmerrshme i musht:
Çdo natë ato dalin dhe ngajnë përçartë
dhe n’agim vinë apet
n’barkun tem t’errt.

Përktheu: Ilir Breca