”Ne shqiptarët, prej çdo feje qofshim, jemi tanë vllazën gjaku dhe vllazën vatani. Do të shkojmë mbarë e mirë me shoq si jemi tue shkue, do të punojmë së bashku për lulzimin e atëdheut tonë dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë.”
(Hafiz IBRAHIM DALLIU)
ObserverKult
Lexo edhe:
SAMI FRASHËRI: SHQIPTARËT KANË PUNUAR GJITHMONË PËR BOTËN E JO KURRË PËR VETE!
Shqiptarët gjithëmonë janë vrarë e përpjekur e kanë spërkatur tërë faqen e dheut me gjak të tyre; po nga gjaku i shqiptarëve të tjerë kanë fituar, Shqipëria s’ka parë ndonjë të mirë.
Shumë shqiptarë janë çuar e kanë treguar veten në dituri e në të tjerë gjëra: me këta të tjerët mburrenë e jo shqiptarët e Shqipëria.
-Shqipëtarët e kanë treguarë gjithë jetën që janë të zotë edhe me kordhë edhe me pendë, edhe me trimëri edhe me mënt e me dituri, e Shqipëria ka nxjerrë shumë njerëz të shquar e me nam të madh, po ndonjë nga ta s’ka punuar për Shqipëri, e cila ka mbetur gjithnjë e varfër dhe e padëgjuar, e me djemt e saj mburren të tjerë vënde e të tjerë kombe.
Pandaj duke mbaruar këtë fjalë, themi prapë me hidhërim zëmre që: Shqipëtarët kanë punuar gjithmonë për botën e jo kurrë për vete .
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
A JANË SHQIPTARËT PUNËTORË? KUSH PËRTON VDES URIE THOTË POPULLI!
Burrat nën hije/lozin kuvendojnë/ pika që su bie se nga gratë rrojnë”, thoshte Çajupi. Por si mendoni, a janë shqiptarët popull punëtor a jo?
Urtia popullore i ka kushtuar rëndësi të veçantë punës. Ka qindra fjalë të urta që flasin për punën te shqiptarët, punëtorët, të mirat që sjell puna, dëmi që pësojnë dembelët.
Kemi zgjedhur disa prej tyre. Ju ftojmë t’i lexoni!
Ai që përton sot, pendohet mot. VLORË
Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. TROPOJË
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
ObserverKult