Sami Frashëri: Shqiptarët kanë punuar gjithmonë për botën e jo kurrë për vete!

-Shqiptarët gjithëmonë janë vrar’ e përpjekur e kanë cpërkaturë të tërë faqen’ e dheut me gjak të tyre; po nga gjaku i shqipëtrëvet të tjerë kanë fituarë, Shqipëria s’ka parë nonjë të mirë. Shumë shqiptarë janë çquarë e kanë treguarë vetëhen në dituri e në të tjerë gjërëra: me këta të tjerë mburenë e jo shqiptarët’ e Shqipëria.

-Shqipëtarët’ e kanë treguarë gjithë jetënë që janë të zottë edhe me kordhë edhe me pendë, edhe me trimëri edhe me mënt e me dituri, e Shqipëria ka nxjerrë shumë njerëz’ të çquar’e me nam të math, po nonjë nga ta s’ka punuarë për Shqipërit, e cila ka mbeturë gjithënjë e varfërë e e padëgjuarë, e me djemt’ e saj mburenë të tjerë vënde e të tjerë kombe.

-P’andaj duke mbaruarë këtë fjalë, themi prapë me hidhërim zëmre që: Shqipëtarëtë kanë punuarë gjithëmonë për botënë e jo kurrë për vetëhe . Vetëm një Skënderbe ka punuarë, në kohërat të shkuara, për Shqipërinë e vetëm ay është me të vërtetë mburje për Shqipërinë.

Nga: “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë”

ObserverKult