A janë shqiptarët punëtorë? Kush përton vdes urie thotë populli!

shqiptare dasmorëve po dëgjoj fjale te urta shqiptari puna
Foto ilustrim

“Burrat nën hije/lozin kuvendojnë/ pika që su bie se nga gratë rrojnë”, thoshte Çajupi. Por si mendoni, a janë shqiptarët popull punëtorë a jo?

Urtia popullore i ka kushtuar rëndësi të veçantë punës. Ka qindra fjalë të urta që flasin për punën te shqiptarët, punëtorët, të mirat që sjell puna, dëmi që pësojnë dembelët.

Kemi zgjedhur disa prej tyre. Ju ftojmë t’i lexoni!

Ai që përton sot, pendohet mot. VLORË

Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. TROPOJË

Dembeli është nëna e të gjithë veseve. VERI

Dera e përtimit, caku i mjerimit. LIBRAZHD

Dita pa punë, nata pa gjumë. JUG

Dora me baltë, buka me mjaltë. KOSOVË

Gjykon puna, s’gjykon guna. LIBRAZHD

Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë. JUG

Kur s’ke punë luaj derën. PËRMET

Kush nuk di ç’është lodhja, ai nuk di ç’është çlodhja. BERAT

Kush përton vdes urije. BERAT

Kush s’punon, dheut i rëndon. JUG

Kush zë brumë do të gatuajë. JUG

Me mirë “punë e mbarë”, se “mirë se të gjej”. SHKODËR

Mbill me një dorë, korr me të dyja. JUG

Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. TIRANË

S’bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. JUG

Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar. JUG

Përgatiti: ObserverKult

Kliko edhe:


FJALË TË URTA SHQIPTARE: “ZOTI NA KA DHANË DY VESHË E NJË GOJË, ME NDIGJUE MA SHUMË SE ME FOLË”

Kliko edhe:

ROBERT ALIAJ: GJATË KOMUNIZMIT PËRFUNDOJA SHPESH NË RAJONIN E POLICISË DHE MË RRIHNIN…

robert aliaj shqiptarët

 Robert Aliaj, i cili tregon se në kohën e komunizmit ai shpesh përfundonte në Rajonin e Policisë dhe e rrihin sepse këndonte.

 Unë jam spiunuar shumë herë, në rajonin e policisë më çonin shumë shpesh, unë paraqitesha për të ngrënë dajakun tim.

Kur thua dajak e ke në kuptimin figurativ?

Dajak, dru isha shumë i ri sepse unë këndoja. Mbyllnim me batanije dritaret dhe ishim rreth shoqëror i ngushtë, goca, çuna bënim party.

Për çfarë moshe bëhej fjalë?

18 vjeç. Shteti kishte qejf të të rrihte. Edhe tek një rreth i ngushtë merreshe vesh se çfarë kishim bërë ne të tjerët. Këndonim këngë italiane, amerikane.

Pra ti haje dru se këndoje këngë, jo se kishe pirë?

 Jo, jo fare sepse në party këndohej, krijohej një atmosferë që ishte nuk lejohej.

 Sa herë të kanë rrahur në polici?

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult