Jevrem BRKOVIĆ: Bijtë e kudrës*

Kurrë nga ta s’u bâ qen bir qeni.
tjerë janë Deltarë véni
Njashtu qeni i Sharrit plak
E Buck-u…
Hërti i moçëm e dogami gjerman
janë racë për merak…

M’pështillën kambësh zagarë pa dhâmbë
Klyshë t’sapo pjellun, hakaret
Ikje e kanë t’bâmen
T’neveritshmit llaskucë
T’tredhun për ibret
Bre qeni t’âmen!

Lehin po as me lehë nuk dijnë
Ciasin,
ndërsehen me dy parë sy
E nuk e shohin mutsihanen ku janë hy!

zagarë t’zhugavtë
qenushë t’pa soj
t’rrzbitunit klysh’ paluem
t’mërdhimë e trazuem.

Dhamtë blombue
surratet zbukurue
kordela mëndafshi krahaqafe vnue,
ky pis milet p’ej zagarësh mburren
Derisa qentë me pedigre n’kry u pshurren

Kur skej tyne kalojmë
Me dhëmballa t’kuqe hungërijnë
kokat imcake luhasin psherëtijnë
Dhe nga dy sytë lotojnë

Bishtin ndër shalë tue lëviz ngjim
se ç’mendojmë për ta – unë e miqtë e mi
farë-uki – e dijnë, ah ç’mallkim

Qen-has pej tyne s’bâhet kurrë
Kimedredhun pispillosen
Vén pa flliqë kûn nuk lan’
kanosshëm janë shumue
Turren me kafshue
E më çka s’kan’

Lidhun me zinxhirë t’huej, jo vençe
Kolliten jargaviten…
Pijnë raki e t’lana tjera
depresivë qençe
t’çartun si ngahera

Klyshë bushtrash
T’bijt e kudrës!
———————
Shqipnue e kthjellue: Halil Matoshi


  • Këtë poezi, autori malazez e ka shkru më 1984, përmes të cilës krijon imazhin e t’ultës si kategori estetike, flliqësinës dhe krekosjës si mentalitet.
  • ** Buck-u: racë qeni, modifikuem mes ujkut dhe kaprollit;
  • ***hërti, qen i vjetër kroat;