Ronela Hajati, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2022 ka publikuar videoklipin e këngës së saj pjesëmarrëse “Sekret”.
Videoklipi i këngës “Sekret” është xhiruar buzë Vjosës, në Bylis dhe një pjesë tjetër në Gjirokastër dhe Tepelenë. Në të tregohen disa nga bukuritë joshëse të Shqipërisë, me idenë që të ngjajë në një kartolinë ftese për shikuesit e Festivalit Europian.
Por, duke përjashtuar pamjet e bukurive natyrore të Shqipërisë, videoklipi i Ronelës nuk ndryshon aspak nga trendi kiç i bërjes së videoklipeve që ka pushtuar jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Ballkanin.
Tendenca për të shfaqur sa më shumë seksualitet në pamjet e personave që defilojnë në klip, me veshje, lëvizje, vallëzim twerk, pamjet gati eksplicite në shtrat dhe jehona e refrenit “Ta marrsha” që vetvetiu bënë të lind pyetja “kë?”, pastaj vetura old timer, mashkulli në stilin alla Che Guevara etj etj, totalisht brenda skemave komerciale, nuk të lënë pa menduar ‘nëse vërtet ka art të mirëfilltë në këtë vend’, apo është thjesht absurde të pretendosh të kërkosh vlera në këtë kohë.
Në vazhdim ju ftojmë të shihni videoklipin dhe po ashtu ua sjellim edhe tekstin e këngës sa për rikujtim për ta parë edfhe njëherë se çfarë kënge do të na përfaqësoj në Eurovizion
SEKRET
Teksti: Ronela Hajati
Kompozimi: Ronela Hajati
Orkestrimi: Marko Polo
Hej, a i kujton ato netë?
Mbetën vetëm sekret
Hej, a i kujton ato netë?
Mbetën vetëm sekret
Hej, a i kujton ato netë?
Mbetën vetëm sekret
Ej, ej, ej, ej, ej, ej, ej
Po vjen djali nga malet
Dhe tek unë sot do falet
Nuk e di a do ndalet
Hajde t’i, hajde t’i falim mëkatet
Për këtë vajzën do vije
Dhe krejt botën ta lije
Unë jam diell nuk jam hije
Ti i je i imi, djalë prej Shqipërie
Hej, a i kujton ato netë?
Mbetën vetëm sekret
Baby shija jote, shijes sime
Peng i ka mbet
Hej, a i kujton ato netë?
Nuk janë më një sekret
Por unë nuk e di, nuk e di
Si kam me u ndi
Nuk e di, si për tjetrën m’ke lon
Edhe sot un po du me ta thon
Edhe një, edhe ty
Unë, ty, tre, ta marrsha
(Ta marrsha, ta marrsha)
(Ta marrsha, ta marrsha)
(Ta marrsha, ta marrsha)
(Ta marrsha, ta marrsha)
Ma ke bo jetën si lojna, avion
Ma ka lon, ma ka lon
Nuk di nji tjetër, se pishmon
Ma ka lon, ma ka lon
Hej, a i kujton ato netë?
Mbetën vetëm sekret
Baby shija jote, shijes sime
Peng i ka mbet
Hej, a i kujton ato netë?
Nuk janë më një sekret
Por unë nuk e di, nuk e di
Si kam me u ndi
Nuk e di, si për tjetrën m’ke lon
Edhe sot un po du me ta thon
Edhe një, edhe ty
Unë, ty, tre, ta marrsha
(Ta marrsha, ta marrsha)
(Ta marrsha, ta marrsha)
Ma kadalë, ma kadalë, ej
Ma kadalë, ma kadalë, ej
ObserverKult
Kliko edhe:
NGA VAÇE ZELA TE RONELA HAJATI: KRAHASONI KËNGËT E FESTIVALIT, KU ISHIN E KU JANË (VIDEO)