John Lennon: Duhet ta duam veten edhe pse s’jemi të përsosur!

john lennon

Nga John Lennon

Ekzistojnë dy forca themelore motivuese në jetë: frika dhe dashuria. Kur kemi frikë, tërhiqemi nga jeta. Kur jemi të dashuruar, ne i hapemi gjithçkaje me pasion, eksitim dhe pranim.
Ne duhet të mësojmë ta duam veten së pari, me gjithë lavdinë dhe papërsosmëritë tona. Nëse nuk mund ta duam veten, nuk mund të hapemi plotësisht ndaj aftësisë sonë për të dashur të tjerët ose fuqisë tonë për të krijuar. Evolucioni dhe të gjitha shpresat për një botë më të mirë, qëndrojnë në frikën dhe vizionin e hapur të njerëzve që përqafojnë jetën.

ObserverKult

Lexo edhe:

THËNIE DASHURIE NGA JOHN LENNON: KREJT ÇFARË JU DUHET ËSHTË DASHURIA

Jeta është ajo çfarë ndodh kur jeni të zënë duke bërë plane tjera.

Krejt çfarë ju duhet është dashuria.

Ne nuk mund ta ndihmojmë secilin person, por secili person mund ta ndihmojë dikë.

Në fund gjithçka do të shkojë mirë. E nëse nuk shkon mirë, nuk është fundi.

Çfarë duhet të bëjmë është ta mbajmë shpresën gjallë. Sepse pa të fundosemi.

Çdo gjë është më e qartë kur jeni në dashuri.

Përgjigja është dashuria dhe mund të rrini të qetë. Dashuria është një lule dhe duhet lënë të rritet.

Si zakonisht, ekziston një grua e mahnitshme prapa çdo idioti.

Një ëndërr që e ëndërroni vetëm është vetëm ëndërr. Një ëndërr që e ëndërroni së bashku është realitet.

Arti është vetëm mënyrë për shprehjen e dhimbjes.

Bota është vetëm një vend i vogël ku të gjithë duan të na lëndojnë.