a keni dëgjuar
ndonjëherë
vakinë për ata
tre djemtë që u
bllokuan në minierë?
kjo ka ndodhur
në vitet e gjashtëdhjeta
në qytetin e qymyrgurit në Pensilvani,
dhe
(siç thashë)
ishin tre djem
të bllokuar në minierë e
kjo zgjati me ditë të tëra dhe
në kohën
kur përfundoi,
flitej për alienët
dhe
kanibalizëm
e
për
shumëçka tjetër
që mund ta marrësh me mend,
duke përfshirë papën.
disa
vjet më pas
ka qenë bile edhe një këngë hit
kjo kishte ose nuk kishte lidhje me rastin.
mendoj
se vakia e minierës
ndodhi në vitin 1963…
në
po të njëjtin vit
që u vra Kennedy.
ka aq shumë
pyetje pa përgjigje edhe në atë vaki,
krejt
poenta e
kësaj historie është
se pavarësisht se çfarë ndodh, ju
kurrë
në të vërtetë
nuk arrini të dini të vërtetën.
krejt
çfarë mund të bëni
është të ulësh kokën,
dhe si
ata tre djemtë
e kurthëruar në shpellë,
ju duhet t’i
mbani gishtat e kryqëzuar
dhe të shpresoni
se e gjitha do të përfundojë
për bukuri.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe: