John Yamrus: Poeti universitar

mbante
mjekër
dhe kishte të veshur
fanellë me mbishkrimin
“duke dështuar me të madhe”.

ai
i lexonte
poezitë e tij
me intensitet

dhe
u mbështet
për raftin e librave,

duke ledhatuar
mjekrën e tij dhe
duke ndaluar në të gjitha vendet e gabuara.

studentët
e tij
e donin atë.

vajzat
e reja
kujtonin se ai ishte i çartë

dhe
ai e kishte një
banesë poshtë rrugës
të mbushur me një roman të papërfunduar,
enë të palara dhe ëndrra që kurrë

s’do t’i realizohen.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:


LAWRENCE FERLINGHETTI: EKSTAZA