John Yamrus: Sfidë e padëgjuar më parë mbi shkrimin

“Meqë leximi”, poezi nga John Yamrus

leximi
ishte për një grup
shkrimtarësh karrieristë,

mikpritësi
m’u lut t’ia jap
audiencës një sfidë
të padëgjuar më parë mbi shkrimin,

diçka
që të kenë për çfarë
të mendojnë derisa unë lexoja.

unë mendova
se një gjë e tillë ishte budallallëk
dhe çmenduri dhe kundërproduktive.

boll keq
ishte që më duhej
t’i lexoja poezitë e mia,

gjë që
e urrej të bëj,

sepse…

paj…

bash
e urrej një gjë të tillë,
ama më duhet ta bëj.

kështu që
prita deri në fund.

dhe atëherë
u thashë
të shkojnë në shtëpi dhe
të shikohen në pasqyrë dhe
të shkruajnë për atë se çfarë kanë parë.

u
tregova
se si të më gjejnë

dhe u thashë
se fare nuk ma ndien
se si e shkruajnë
apo se çka shkruajnë,
sall le të shkruajnë diçka.

çfarëdoqoftë.

kjo vaki
ndodhi para një jave,
e unë ende jam duke pritur.

disa
sfida,
mesa duket, nuk funksionojnë.

unë
bash jam i kënaqur
që e imja funksionoi.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe: