Nga Jonida Maliqi
Dikur fëmijë lodronim
ne të dyja bashkë.
Një ditë kërkove kukullën
plot dëshirë ta dhashë.
E dija se kjo lodër
Ishte e shtrenjtë për ty,
Dëshirën ta lexova
Në ata sy.
Një ditë do linim lodrat,
fëmijërinë.
E bashkë do jetonim
Moshën e rinisë,
E para do mësoje
Të miat ëndërrime,
Do njihje ti kush,
ishte dashuria ime.
Si ta mendoja vallë, më thuaj,
Si ta mendoja unë,
Ti më rrëmbeva jetën time,
Atë që desha shumë.
Si lodër do ta mbash ti
Eh për sa kohë, se di,
Ndaj s’të fal, kjo zemra ime,
Si t’ju falë,
Më thuaj vallë ?
Kudo të shkoni,
Pas ju ndjek mallkimi im,
Ky shpirti i vrarë që nuk gjen,
Jo, asnjë ngushëllim.
Se lodër s’është kjo jeta ime,
Prandaj lehtë nuk ua dhuroj,
Ndonëse dhimbja po më mbyt,
Do të di unë ta jetoj.
ObserverKult
Nga po kjo këngëtare:
Jonida Maliqi: Këtu s’do jem, do jem larguar… (teksti dhe kënga)
Kliko edhe:
PETRIT RUKA: ATDHEU U SHIT, ANKANDI U MBYLL…
Atdheu u shit, ankandi u mbyll,
Të gjithë e dimë, po lajm nuk ka,
Miliona letra me vlerë votimi,
Tani do të bëhen thasë me para…
U vumë në radhë si mijra dele,
Kopen e ujqërve e zgjodhëm sërish,
Dhe shpresën e re në mijra blegërima
E mblodhën Ata në vatha partish.
Në vend të zinxhirëve – karta krediti,
Skllevër të lirë, me bukë e makina,
Për ankthin miliona tableta kimike
Nën bluzat firmato, zemra me vrima.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult