
Nganjëherë,
pas një cepi të rëndomtë rrugice,
kur ndonjë udhë pata përshkuar,
kam ndier papritmas,
kushedi përse,
një hov lumturie.
E pata përqafuar me përkorje
dhe mirënjohje gjithnjë,
aspak nuk isha orvatur ta shpjegoja
përse kjo gjë kish ndodhur,
ngaqë e dija fort mirë se të gjithë i kemi me tepri
arsyet për t’u ndier të trishtuar.
Përzgjodhi e përktheu nga spanjishtja: Elvi Sidheri
ObserverKult
Lexo edhe:
Bisedë mes gjigantëve Borges dhe Rulfo: Ç’fatkeqësi po të ishim të pavdekshëm!






