Jorgo Bllaci: Eja kënga ime, s’kemi ç’rrimë…

jorgo bllaci mbytet

Eja kënga ime, s’kemi ç’rrimë
Mes kësaj rrëmuje pa kuptim,
Vrasësi ku hiqet për viktimë
Dhe viktimës i kërkon shpagim.

Ku të përdhunuarat gjykohen,
Me të rrugës ligj nga prostitutat,
Ku të marrë e t’urtë përgojohen
Dhe servilët, porsi minj nga skutat.

Dalin, rrahin gjokset dhe mburren
Se luftuan vrimash si heronjtë,
Kuajve të ngordhur tek u turren
Për t’iu hequr me tërbim patkonjtë.

Ku gjithkush klith e shfryn paprerë
Me një duf që, mëshirona, o Zot!
Eja, këngë e dashur! Kaq poterë,
Unë e ti nuk e durojmë dot,

Se jo pakëz jeta na ka vrarë…
Ndaj, le t’ikim ku s’na sheh njeri:
Ndoshta larg, në pyjet magjistarë
Do të gjejmë prehje, qetësi!

ObserverKult

Lexo edhe:

JORGO BLLACI: SI TI DHE UNË DIKUR KAM DASHURUAR

jorgo bllaci lena eja

Lexo edhe:

SONILA MEÇO: ÇFARË MUND TË BLESH ME 5,000 LEKË TË REJA SOT?

Le të bëjmë një ushtrim elementar, me laps e letër përpara…po, po! Ju lutem merrni një laps e një letër, mbani shënim deri në fund!
Le të mbushim sot rrjetet sociale me të vërtetën e prindërve, gjyshërve, të afërmve tanë, pensionistëve të këtij vendi ku nuk vdiset dot me dinjitet:
Çfarë mund të blesh me 5,000 lekë të reja sot, çfarë mund të blesh me 5,000 lekë të reja sot, si pensionist?
Çfarë mund të blesh me 5,000 lekë të reja sot, si pensionist, që mund të të vlejë për 4 vitet e ardhshme; çfarë mund të blesh me 5,000 lekë të reja sot, si pensionist, që mund të të vlejë për 4 vitet e ardhshme sa mos të të bëjnë më dritë sytë para kutisë së votimit?

Ndërkohë, për të lehtësuar zgjidhjen, le të shkruajmë zë më zë:
Sa kushtojnë ilaçet në një muaj? Të tensionit, diabetit, Parkinsonit, Alzheimer-it, dializës, zemrës, migrenës, tiroideve, artritit, analizat e gjakut?
Sa të rimburson shteti në këtë listë?

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult