Jorgos Markopulos: Jam vetëm dhe po të pres…

lumtur platoni


Në emër të të flas më s’mundem.
Por ama njëfarë shenje ti dërgomë.

Sepse jam vetëm
si tymi pas vrasjes në tytën e revolverit
dhe si fiku i egër
që mbiu papritmas mes ledheve të nxirë nga zjarri.

Porsi lugëza e kungatës
ndajnatë në gojën e grahmësit të mëngjesit
dhe porsi valanidh në një vend ekzekutimesh,
jam vetëm dhe po të pres.

Me shqisat të tendosura
ashtu si macet ndaj ftesës së tavernarit.
Me një sy që për nerv optik
ka qiellin vetë në mikroskop
dhe me një vesh timpani i të cilit
tjetër nuk është veçse çadër ciganësh.

Me fjalë që shpërndahen në panik
ashtu si dhitë kur shfaqet befas treni
si dhe me një shpirt të errët por që sheh shumë gjëra
ashtu si njëri, i mbyllur sipër thjerrës, sy i orëndreqësve,
jam vetëm.

Jam vetëm dhe po të pres.

*Titulli i origjinalit: Njëfarë shenje ti dërgom

përktheu: Romeo Çollaku

ObserverKult