Poezi nga José Sbarra
Besomë or mik, s’e kam për xhelozi,
as për qefmbetje.
As e urrej, as i mbaj mëri.
Për mua, qofshin të lumtur të dy.
Paqe paçin.
Dhe qofshin të lirë të duhen sa t’u dojë qefi.
Ama, një gjë ia uroj.
Jo, s’kam etje për hakmarrje,
kot ashtu, sa për kunj,
ti or vëlla e di, s’jam i keq.
Dua vetëm që, ndonjë natë,
mbërthyer ashtu pas tij,
në vesh t’i pëshpërisë emrin tim.
Përktheu: Maksim Rakipaj
Lexo edhe:
2 MUAJ PAS VDEKJES SË REGJISORIT KRISTAQ DHAMO, PREZANTOHET FILMI I PARË SHQIPTAR ‘TANA’ NË FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR ‘LUMIERE’
Pas Tiranës, filmi i parë artistik me metrazh të gjatë shqiptar “Tana”, i realizuar në vitin 1958 me regji të Kristaq Dhamos, u shfaq në Francë. Filmi i restauruar u shfaq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit LUMIЀRE, në Lion. Arkivi i Filmit dhe Shqipëria marrin pjesë për herë të parë, në programin “Thesare dhe kuriozitete”…
Në një status në rrjetet sociale AQSHF bën me dije se shfaqja e filmit u prezantua nga drejtoresha e programacionit të Festivalit, Maelle Arnaud. Ajo mbajti kështu premtimin ndaj drejtores të Arkivit të Filmit, Marinela Ndria.
Ndërsa Ndria në fjalën e saj solli në vëmendje se filmi “Tana” u realizua nga një nga regjisorët e parë shqiptarë. Kristaq Dhamo i cili u nda nga jeta në 14 gusht. Po ashtu ajo shprehu mirënjohjen për mundësinë që të prezantonin filmin e procesin e restaurimit të tij.
“Prezantimi u mbyll nga studiuesi Joël Chapron. E gjitha kjo në një atmosferë të ngrohtë në sallën e mbushur plot me dashamirës të kinemasë klasike europiane”. Kështu shkruhet në statusin AQSHF.
Filmi do të shfaqet gjithashtu edhe në 21 tetor në Lumiere Terreaux. Gjithashtu, delegacioni nga AQSHF do të marrë pjesë në Marketin Ndërkombëtar të Filmit Klasik MIFC. Kështu do të prezantohet kinematografia shqiptare në festivale apo distributorë të tjerë të interesuar për ta shfaqur./