Josif Gjipali tregon pse foli “kundër” Ermonela Jahos

Tenori Josif Gjipali sqaroi në emisionin ‘Review’ deklaratën ndaj sopranos, Ermonela Jaho, lidhur me Masterclassin e zhvilluar prej saj, ku kjo e fundit u tregua kritike për mungesën e pjesëmarrjes.

Gjipali u shpreh se deklarata e tij nuk ka pasur për qëllim të fyejë këngëtaren të cilën siç tha e vlerëson.

Qëllimi sipas tij ka qenë të tregojë se ata pedagogët të cilët ajo kritikoi, janë mësuar nga njerëz të njohur të artit që dinë më shumë se ajo.

“Emri im artistik është Xhuzepe Gjipali, kam parë komente edhe nga njerëz që nuk kanë lidhje me artin.

Edhe unë dhe të gjithë kolegët e mi, dhe Ermonela është dakord që as unë as ajo nuk dimë më shumë se mësuesit tanë.

Kur thua që asnjë pedagog i arteve nuk erdhi në masterclass, ti e di që aty ka ca njerëz që kanë kënduar në jetën e tyre. Dhe ua kanë mësuar ata që dinë më shumë se ata.

Në deklaratën time është shprehur qartë që kam respekt të padiskutueshëm për këngëtaren.

Por Ermonela Jaho nuk e njeh fare realitetin shqiptar, ku flitet për Big Brother dhe s’i intereson njeriu çfarë bëhet me lirikën”, tha Gjipali./gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

JOSIF GJIPALI REAGON PAS DEKLARATËS SË ERMONELA JAHOS:” S’KAM NEVOJË TË SHKOJ NË MASTERCLASS ME KOLEGËT, HIENAT TË TREGOHEN MË TË KURSYERA”

Ermonela Jaho nuk e kishte menduar kurrë që një ditë do të ndihej “e braktisur” në shtëpinë e saj. Pikërisht aty ku hodhi hapat e parë në muzikë. E për të vijuar më pas karrierën e suksesshme në skenat e teatrove më prestigjiozë në botë.

Por kur gjeti thuajse bosh një nga sallat e Universitetit të Arteve, ku do të mbante masterclass-et e saj, nuk mund të mos e kursente indinjatën dhe revoltën për situatën e krijuar.

“Kam ardhur këtu dhe nuk kam pas asnjë pedagog nga Akademia. Kam ardhur këtu dhe nuk kam parë studentë të regjistrohen. Jam aq e ngarkuar. Prandaj kam kaq shumë për të thënë. Mendoj që ky është një lloj egoizmi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult