Të dua…
dhe ma lëviz kohën e jetës sime pa orë.
Të dua
në përrenjtë e zbehtë që natën rrugëtojnë,
dhe s’pushojnë kurrë së derdhuri yje në det.
Të dua
në atë mëngjes të shkëputur nga fluturimi i shekujve
që e arratisi anijen e bardhë deri në ujërat e qeta
ku të trishtuar notonin, zëri yt dhe kënga ime.
Të dua
në dhimbjen pa lot që kaq net i ka rrëmbyer gjumit
në qiellin e anasjelltë në bebëzat e mia për të të parë kozmike,
në zërin e zbrazur të zhurmës sime shekullore që po shembet.
Të dua
(klithmë nate të bardhë…)
në pagjumësinë të mendueshme
që në zog e ka kthyer shpirtin im.
Të dua…
Dashuria ime e lehtësuar u ikën frazave dhe rrugëve,
hijet gris dhe te imazhi yt mbërrin
prej pikës së pastër ku jam bar dhe cicërimë zogu.
Përktheu: Bajram Karabolli
ObserverKult
lexo edhe: