Pse do të duhej të të ngucja
Për gjërat e shëmtuara që të kanë
Ndodhur, pse
Do të duhej përunjësisht të mos merrem
Me ndjekjen e organizuar nga gratë që nuk u
Pëlqej, pse do të duhej t’u shmangem
Plumbave qorr që vijnë nga matrapazët
E ndjenjave, pse do të duhej të qaravitem
Për humbjen e lëkurave të mëndafshta të grave
Të huaja, pse të humb kohë në egomani
Dhe të shtyp mallin e
Pakënaqur, pse do të duhej të jem inventar
Emocional i grave që nuk i dua, dhe
Pse në të vërtetë do të duhej të vazhdoj së thithuri oksigjen
Kur lëkura jote ka aromë mandarine
Dhe ngandonjëherë bile edhe të bajameve.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe: