Kur kalon rrugën me naze si lule zambak
nalu pak e hidhma synin se kam zanë marak
kur kalon rrugës time e me përshëndet,
m’i fal jetës kaq gëzime, je dashnia vetë.
Ky marak, maraku i shkretë,
nuk ma len zemrën e qetë,
dashuninë që kam për ty,
nuk e ndrroj për këta dy sy.
Unë e di çfarë ke ne zemër ma thonë ata sy.
Lule je, lule ke emrin, lumi unë për ty.
Kur kalon ti rrugës sime e më përshëndet,
m’i fal jetës kaq gëzime, je dashnia vetë.
Ky marak, maraku i shkretë
nuk ma len zemrën e qetë
dashuninë që kam për ty
nuk e ndrroj për këta dy sy.