Kastriot Tusha: Ti zemërthyer po më flet… (teksti dhe kënga)

Teksti i këngës “Loti si ar” e kënduar nga Kastriot Tusha

Ti zemërthyer po më flet
ti sot unazën po ma kthen
ti lotët o ku po i fsheh
ti t’fundit fjalë o ma the

Ti ku do të shkosh pa mua
si do jetosh pa mua
me një të huaj

Unë e di mirë po vuan
e thonë sytë e hutuar
loti si ar

Buzët fshin lotin e bardhë
e bardhë
si ar
Ti sot po shkon pa u ndalë
pa fjalë
pa fjalë

Sot nuk ka vend për asnjë fjalë
sot unë të dua si i marrë
sot nuk ka datë në kalendar
sot ti do ikësh pa u ndalë

Ku do të shkosh pa mua
si do të shkosh pa mua
me një të huaj

Unë e di mirë po vuan
e thonë sytë e hutuar
loti si ar

Buzët fshin lotin e bardhë
e bardhë
si ar
Ti sot po shkon pa u ndalë
pa fjalë
pa fjalë

ObserverKult

Lexo edhe:

‘TASHKO, KOÇO E ANTONIU, SI E MBROJTËN TABANIN MUZIKOR’, KASTRIOT TUSHA: KËNGËT POPULLORE, ADN-JA…

Në një ekspozitë me materiale historike u shpalos kontributi i çiftit Tefta Tashko e Kristaq Koço.

Atmosfera ishte ajo e luftës. Qëllimi i klasikëve që këndonin e regjistronin këngë popullore shqiptare 8 dekada më parë, ishte përjetësimi i trashëgimisë kulturore jo materiale.

Në sallën “Tonin Harapi” një ekspozitë e çelur këtë të martën u kujtua veprimtaria e çiftit të muzikantëve, Tefta Tashko e Kristaq Koço. Një hapësirë e veçantë iu dedikua edhe kolegut të tyre Kristaq Antoniu.

Disqet origjinalë “Columbia” me këngët e traditës, fotografi nga aktivitetet e tyre muzikore si dhe aspekte të jetës personale në imazhe, u shpalosen para auditorit. Të pranishmit i kujtuan përmes fjalës dhe këngës.

“Kjo është ADN-ja jonë. Këto janë vlerat e kombit tonë! Unë e quaj, një etalon të mirë, ku brezi i ri mund të mbështetet”, tha tenori Kastriot Tusha.

Të lindur e të formuar jashtë vendit, ata ndezën në Shqipërinë e atyre viteve një dritë shprese për këngët e traditës.

Në bllokun e Tefta Tashkos, këngët popullore të çdo qyteti shtoheshin dita-ditës. Por me sëmundjen që i prekte kordat e zërit, bashkëshorti Kristaq Koço, e kishte të vështirë të zgjeronte repertorin.