Kënaqësia e dashurisë zgjat vetëm një moment… dhimbja një jetë!

trishtim respekt Jorgo...
Foto ilustrim

ObserverKult ju sjell disa thënie nga autorë të zgjedhur:

Kënaqësia e dashurisë zgjat vetëm një moment. Dhimbja e dashurisë zgjat sa një jetë. Bette Davis

Lumturia është dyqani i qelqurinave. Dashuria është dëmi./ L. Mencken

Zemra do të thyhet, por e thyer do të vazhdojë të jetojë./ Lord Byron

E çuditshme se sa herë duhet të thyhet një zemër, përpara se vitet ta bëjnë atë të mençur./ Sara Teasdale

Ndonjëherë gjërat e mira ndahen, me qëllim që gjërat edhe më të mira të bashkohen./ Marilyn Monroe

Kura për një zemër të thyer është e thjeshtë, zonjë e dashur. Nja vaskë e ngrohtë dhe një gjumë i mirë./ Margaret George

Gjëja më e trishtë për dashurinë është, jo vetëm që nuk zgjat përgjithmonë, por edhe që thyerja e zemrës harrohet shpejt./ William Faulkner

Zemra mund të thyhen, po mund të thyhet. Nganjëherë mendoj se do të ishte më mirë të vdisnim kur ato të thyeshin, por nuk ndodh./ Stephen King

Më mirë të kem një krah të thyer, se sa një zemër të thyer./ Christie Brinkley

Tragjedia më e madhe e jetës nuk është që njerëzit vdesin, por që ata pushojnë së dashuruari./ Somerset Maugham

Kur të thyhet zemra, asgjë nuk ka më rëndësi. Eshtë fundi i lumturisë dhe fillimi i paqes./George Bernard Shaw

Sa do të doja të isha sërish një vajzë e vogël, sepse gjunjtë e vrarë janë më mirë se sa zemra e thyer./ Julia Roberts

Ndonjëherë, kur të mungon një person, e gjithë bota të duket e shpopulluar./Alphonse De Lamartine

Mos lejo kurrë që dikush të jetë prioriteti yt, ndërkohë që ti je thjeshtë një opsion për të./ Mark Twain

Ngul thikën në trup dhe do të shërohet, por lëndoje zemrën, dhe do të zgjasë për gjithë jetën./ Mineko Iwasaki

Emocioni që të thyen zemrën, është ndonjëherë i njëjti që e shëron atë./ Nicholas Sparks

ObserverKult


Lexo edhe:

DE NIRO: PUNONI SHUMË, DO TË KENI KOHË PËR TË PUSHUAR KUR TË VDISNI!