Kënga e paharruar “Përherë të dua” vjen me interpretim briliant nga Eranda Libohova (teksti dhe kënga)

Një ditë shoku im,
më tha me zemër plot:
“Të dua, përherë të dua!”
Ëndrra mori krahë,
syri dritë më çeli mua.
Çeli buzëqeshja si petale lulesh
erdhi tek unë dashuria.
Ëndërrova unë për këtë çast
të bukur plot me ndjenja
në netët pa gjumë,
por sa thjesht ai, erdhi si një fllad pa zhurmë.
Oh sa shumë fjalë unë kisha menduar
Por veç me sy i fola unë.

Dashurinë e kishim në mes nesh përherë,
ajo rritet si lastar i blertë,
në mes njerëzish lozim,
qeshim si fëmijë, të dy tok
ne të dy shoku im do të ecim
krah për krah në jetë.

ObserverKult

—————————-

Lexo edhe:

Eranda Libohova: S’e di a më kujton… (teksti dhe kënga)