Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, në emisionin e saj ‘Tete a Tete me Adelinën’ ka prekur tema të ndryshme me të ftuarin e saj, kreun e Nismës dhe një nga eprorët e UÇK-së, Fatmir Limaj.
Gjatë kësaj interviste, ishte komentuar edhe kënga “Marshi i UÇK-së” e interpretuar nga artisti i mirënjohur, Arif Vladi.
Gjatë bisedës me Limajn, Adelina Ismaili e pyeti atë se a ka dëgjuar ndonjë këngë të saj, derisa ai i tregoi se e pëlqen këngën “Ushtrinë time”, dhe i tha që ajo këngë ish dashtë të bëhet më herët, që të shërbejë si frymëzim për UÇK-në.
“Marshi i UÇK-së na ka frymëzuar”, i thotë Limaj, Ismailit.
Në këtë pikë, Limaj, përmend që “Marshi i UÇK-së”, ishte frymëzimi i luftëtarëve të Kosovës, ndërsa Adelina i thotë se edhe ajo të ishte frymëzuar po të i kishte marr paratë që i ka marrë Vladi, transmeton ‘gazeta express’.
“Po isha frymëzuar edhe unë, t’i kisha marr paret që i ka marr ai”, pohon ajo duke buzëqeshur.
Teksa Limaj, i thotë se nuk e di për atë pjesë, Adelina ia kthen se e di ajo.
“E di unë”, i thotë Adelina Ismaili, mysafirit të saj Fatmir Limaj.
Për këtë deklaratë ka reaguar Adelinës interpretuesi i “Marshit të UÇK-së”.
Ai në profilin e tij në facebook ka thënë: “Dëgjojeni çfarë paska thënë Adelina Ismajli. Unë paskam marrë para për Marshin e UÇK-SË. Bile mund të këndonte edhe ajo. Ti, Adelinë as 1000 si ti nuk do mundeni.”
Në fund të postimit, Vladi ka thënë se do ta paraqes këngëtaren në gjyq, nëse ajo nuk e publikon se kush e ka paguar.
Këngëtarja nuk e ka lënë me kaq, ajo ka reaguar ashpër më pas në llogarinë e saj në Instagram më saktësisht në instastoryn duke i thënë këto fjalë:
“Mirëmëngjesi Arif Vladi. A po don gjyq me mua? A i ke paguar taksa Kosovës kur je paguar në koncertet që lajmëroheshin si humanitare? Zvicrrës? Gjermanisë? Etj, Ky është vetëm fillimi. Ju duhet të qëndroni me emisionin “ Tetë –a-Tetë…” për të kuptuar se kush vërtet jëni. Vërtet ka kaluar koha kur keni shkelur mbi njerëzit e mirë, kur keni shitur të shenjtën. Ama tash faqën ta qnuki pak”, ka përfunduar këngëtarja.