Ju ftojmë të ndiqni “Kur çelin bozhuret”, njërën nga këngët që mbahet mend nga Festivali i 21-të i Këngës në RTSH. U këndua nga Ema Qazimi, në natën e parë të festivalit, mirëpo nuk mori çmim.
U përsërit nga Myfarete Laze…dhe pikërisht variantin e kënduar prej saj u ftojmë ta dëgjoni.
Kur çelin bozhuret
muzika: Limos Dizdari
teksti: Gaqo Apostoli
këndon: Myfarete Laze
Kur dielli lind mbi mal
E fushën ngroh
Ky zjarr që gonxhet mbajnë
Nis dallgëzon
Në rrënjë në çdo petal që flakëron
Rininë e bukur mban dhe jetën e zgjon
Kjo valle si legjendë si një vargmal
Prej syve merr kaq dritë nga zemra e gjallë
Një ëndërr në pranverë të hap kaq plagë
Ky diell bozhuret çel
Mbi to lulet flakë gjithmonë
Petalet i mban ndezur ëndrra jonë dhe flakëron
Po çelin në mal po çelin në fushë
Bozhur si zemra jonë
Ti çel për ty o trim o vajzë si yll
Ne mbledhim bozhurë për ju
Ti rritesh përmbi mal e përmbi gur
Një vajzë po thurr kurorë o me bozhur
Kjo valle si legjendë po flakëron
Atje ku ra një trim ti çel e çel gjithmonë,
Gjithmonë petalet i mban ndezur ëndrra jonë dhe flakëron.
KËNGËN MUND TA DËGJONI DUKE KLIKUAR KËTU
ObserverKult
—————————–
Lexo edhe:
JORGE LUIS BORGES: LIBRI ËSHTË ZGJATIM I KUJTESËS DHE IMAGJINATËS!