Kënga “E dehun jam”, kënduar nga Nexhmije Pagarusha ka patur shumë variante këndimi nga këngëtarë të ndryshëm përgjatë kohës.
Ju ftojmë të ndiqni variantin e Frederik Ndocit, të të njëjtës këngë, me ca ngjyrime humoristike gjatë të kënduarit e sidomos në video-klip.
Teksti:
Hmmm dashuri…
dashuri për jetën, për njerëzit, për vehten
a jam n‘andërr apo
thjesht i dehur?
I dehur jam
kamët s’më mbajn’
po më mundon
një dashuri
Tash për çdo nat’
pi raki e venë
gjithkënd q’ e helmon
mu veç më ngush’llon
Ti mun’esh me m’shpëtu
t’lutem më ndihmo
se jetën ma ka shky
ma bani çarap’ çarap’.
Çdo gotë po t’shoh
t’përqafuar me të
si s’pate pak meshirë
me m’lanë n’kohë ma t’mirë
unë t’gjitha ty t’i dhashë
pabesia të ndjek
pse puthjet haram
m’i ke ba?…
kuku
Kamët s’më mbajnë
sa fort kam pi
dru se po vdes
o pa dashuri…
Tash për çdo nat’
pi raki e venë
gjithkënd q’e helmon
mu veç më ngush’llon
Ti mun’esh me m’shpëtu
t’lutem më ndihmo
se jetën ma ka shky
ma bani çarap’ çarap’.
ObserverKult
Dëgjojeni të kënduar nga bilbili i këngës Nexhmije Pagarusha, duke klikuar më poshtë
NEXHMIJE PAGARUSHA: E DEHUN JAM (TEKSTI DHE KËNGA)