Këpuca që i bie mirë njërit, ia vret këmbën tjetrit; nuk ka recetë për të gjallët që vlen në të gjitha rastet!

Carl Gustav Jung (26 korrik, 1875 – 6 qershor, 1961), psikiatër dhe psikoanalist zvicerian, konsiderohet si themeluesi i psikologjisë analitike.

Në vijim, ObserverKult iu sjellë disa nga shprehjet e tij që kanë spikatur ndër dekada:

-Pamja juaj do të bëhet e qartë, vetëm kur të mund të shihni brenda në zemrën tuaj.

-Takimi mes dy personave është si kontakti mes dy elementëve kimik: nëse ka ndonjë reaksion, shndërrohen të dy.

-Shoqëria s’është e organizuar dhe aq nga ligjet sa ç’është nga prirja për të imituar.

-Këpuca që i bie mirë njërit, i bie ngushtë një tjetri. Nuk ka një recetë që të jetë e mirë për të gjithë.

-Krijimi i diçkaje të re nuk arrihet përmes intelektit, por përmes instiktit, që vepron nga nevoja e brendshme.

-Një burrë që nuk ka kaluar nëpër ferrin e pasioneve të tij, nuk i ka kapërcyer asnjëherë ato.

-Njeriu i shëndoshë nuk i torturon të tjerët – zakonisht janë pikërisht të torturuarit, që torturojnë.

-Problemet më të mëdha e më të rëndësishme të jetës janë thelbësisht të pazgjidhshme. Ato kurrë nuk mund të zgjidhen, por vetëm të rriten.

-Njeriu ka nevojë për vështirësitë; ato janë të domosdoshme për shëndetin.


ObserverKult


Carl Jung

Lexo edhe:

SEKRETET E LUMTURISË, SIPAS CARL JUNGUT

Sipas Carl Jungut, për të qenë i lumtur, para së gjithash duhet të jesh në gjendje të shikosh brenda vetes.

Vetëm pasi të jemi të vetëdijshëm për pavetëdijen tonë dhe kur të kemi lënë pas hijet, do të ndihemi të lirë të bëjmë atë që na bën të lumtur.

Psikiatri i famshëm zviceran, si dhe themeluesi i psikologjisë analitike, na përcolli koncepte të tilla si pavetëdija kolektive apo arketipet.

Carl Jungu ishte një ekspert autentik i asaj alkimie komplekse të emocioneve, imazheve dhe nevojave që popullojnë pavetëdijen e qenies njerëzore…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU