Kërkoje arsimimin që nga djepi e deri në varr…

ObserverKult ju sjell disa thënie për shkollën, edukimin dhe të mësuarit:

Një fëmijë, një mësues, një libër e një laps, mund të ndryshojnë botën./ Malala Yousafzai

Kush hap dyert e një shkolle, mbyll dyert e një burgu./ Victor Hugo

Qëllimi i arsimit është të zëvendësojë një mendje bosh me një të hapur/ Malcolm Forbes

Arsimi është çelësi për të hapur derën e artë të lirisë./ George Washington Carver

Në provime, mësuesit nuk duan të kuptojnë nëse nxënësit dinë, por duan t’u tregojnë atyre se sa dinë./Carlo Dossi

Rrënjët e arsimit janë të hidhura, por fryti është i ëmbël./ Aristoteli

Të mësuarit është një thesar i cili e shoqëron pronarin e tij kudo./ Kineze

Mund të shpiesh tët bir deri tek shkolla, por nuk mund ta bësh të mendojë./Elbert Hubbard

Përvoja është një shkollë ku njeriu mëson se sa i pamend ka qenë./Josh Billings

Kërkoje arsimimin që nga djepi e deri në varr./Arabe

Arsim është ajo që mbetet, pasi ke harruar çfarë ke mësuar në shkollë./Albert Ajnshtajn

Sekreti i arsimimit qëndron në respektimin e studentit./ Ralph Waldo Emerson

Mësimi është një dhuratë edhe atëherë kur dhimbja është mësuesja juaj./ Anonime

Bota s’është gjë tjetër veçse një shkollë kërkimesh./Michel de Montaigne

Shpresa kryesore e një kombi qëndron në edukimin e drejtë të të rinjve të tij./ Erasmo Roterdami

Familja është një shkollë e mirë për secilën lëndë./Amos Oz

ObserverKult

———————————–

Lexo edhe:

NIÇE: S’MËRZITEM QË MË GËNJEVE, POR QË NUK T’BESOJ MË…

Filozofi gjerman, Fridrih Niçe, ka qenë një prej mendjeve më të ndritura që ka jetuar ndonjëherë. Idetë e tij filozofike transformuan botën e filozofisë, duke e ngritur në një nivel më lartë.

ObserverKult ua sjell disa thënie të filozofit gjerman:

Nuk është mungesa e dashurisë, por mungesa e miqësisë, që i bën martesat të palumtura!

Gjithmonë ka nga pak çmenduri në dashuri. Dhe gjithmonë ka nga pak arsye në çmenduri!

Në dashurinë e vërtetë është shpirti që përqafon trupin!

TEKSTIN E PLOTÊ E GJENI KËTU