Kështu jam unë… poezi nga libanezja, Joumana Haddad

fshije lotet

Ju ftojmë të lexoni poezinë “Kështu jam unë” të poetes libaneze, Joumana Haddad!

Kështu jam unë
Kështu jam unë,
nuk kam kohë për brerje faji
luaj me fatet, mërzitem lehtë
bëj premtime dhe s’i mbaj.
E kotë të ndryshoj:
Sigurinë nuk e njoh:
të trazimit të dashurisë,
të imagjinatës,
sepse i jam dhënë krejt
vetëm përtacisë.
Të paparashikueshme takimet e mia,
jam një arrati para vetë kohës,
një diell që s’mjafton,
një natë që s’përmbyllet kurrë,
jam gulçimet e vrullshme mes etjes dhe shuarjes së saj.
Kështu jam unë, heshtje për t’u korrur,
makth i ngadaltë për t’u shpërhumbur,
një heshtje e makth për të fashitur një kujtesë të pashpirt,
nuk ka dritë që mund të më prijë:
zotëroj veç mëkatet e mia.

Përktheu: Elvana Zaimi

ObserverKult

Lexo edhe:

JOUMANA HADDAD: JAM GRUA

Askujt nuk ia rrok dot mendja
çfarë them kur jam e heshtur,
kë shoh kur i mbyll sytë,
si më shtyjnë kur më shtyjnë,
çfarë kërkoj kur duart lëshoj.
Askush, askush nuk e di
kur kam uri, kur nisem,
kur eci dhe kur humbas,
dhe askush nuk e di
se për mua të shkosh do të thotë të kthehesh
dhe të kthehesh është të bësh pas,
se dobësia ime është një maskë
dhe forca ime është një maskë,
dhe ajo çka do të vijë – një shtrëngatë.
Besojnë se e dinë
dhe i lë të besojnë,
dhe unë bëhem.

Poezinë e plotë e gjeni KETU