Khalil Gibran: Do të dëgjoj gjuhën e shpirtit tënd…

Me shpirtin tim do të bëj një arkëz
për shpirtin tënd,
me zemrën time një banesë
për bukurinë tënde,
me gjoksin tim një varr
për brengat e tua.
Do të të dua siç duan lëndinat pranverën,
dhe do të jetoj brenda teje jetën e një luleje
nën rrezet e diellit.
Do të këndoj emrin tënd
siç këndon lugina jehonën e kambanave;
do të dëgjoj gjuhën e shpirtit tënd
ashtu siç dëgjon plazhi
historinë e valëve.

Përktheu: Faslli Haliti

ObserverKult


Lexo edhe:

KHALIL GIBRAN: DASHURIA JU GODET FORT DERI NË PIKËN E FUNDIT…