Kitara jote e trishtuar, Orfé
Nuk ia del dot të ndryshojë tharmin
Nuk din të bëjë për të dashurën e skllavëruar
Në kafazin e të vdekurve një shtrat dashurie që po marroset, apo dy krahë a një bishtale.
Vdes kush vdes, Orfé
**
Koha që vrapon në sytë e tu
Merr një dremitje, ndërsa në duart e tua
thyhet kitara.
po të këqyr turbull tani, bregut të detit
si një kokë, çdo lule është një këngë
ndërsa uji si një zë.
tani të dëgjoj, të shoh një hije
Që del nga orbita e saj
Dhe ia nisë qarkut.
Përktheu: Agron Islami
ObserverKult
Lexo edhe: