Ti erdhe krejt ashtu papritur,
akoma atë çast unë e kujtoj,
dhe hyre brenda pa trokitur,
nuk prite të të ftoj.
Deri at’her se kisha ditur,
si mund të jetë e para dashuri,
dhe thash ajo që s’ka trokitur,
patjetër ishe ti.
Më rrahu zemra si e çmendur, si e marrë,
të futa shpejt në gjoksin tim, se ishe dashuri e parë.
Të parën dashuri, gjithë njerëzit e kujtojnë,
por është vërtetë çudi, përse nuk përfundojnë,
me mijëra dashuri, provojnë njerëzit në jetë,
por mbetesh vetëm ti, gënjeshtër e vërtetë.
Në qindra dashuri, të gjitha janë njësoj,
e para mbetesh ti, prandaj nuk të harroj,
me mijëra dashuri, provojnë njerëzit në jetë,
por mbetesh vetëm ti, gënjeshtër e vërtetë.
Me zemrat si binjak të lidhur,
krejt të shkujdesur ramë të dy në gjumë,
deri at’her se kishim ditur,
se ëndrrat kanë një fund.
Pa pritur zuri të fryjë era,
dhe i rrëzoi gjethet nji nga nji,
se jeta s’ka vetëm pranvera,
por ka dhe vjeshtë me shi.
Dhe iluzionet nëpër ëndrra u shpërndanë,
kështu mbaroi kjo histori, kështu papritur ne u ndamë.