Koçi Petriti: Çelsin zemrës sate s’do t’ja vjedh…

Un’ çelsin zemrës sate s’do t’ja vjedh
Me lajka, dinakri e sentimente,
As ligjërim të zjarrtë s’do të zgjedh
Që të të bëj për vete.

Pa psherëtima pritmë, pa kurorë,
Veç bardhësin’ e shpirtit të sjell prikë;
Një karafil të kuq do mbaj në dorë,
Të hyj në kopshtin tënd pa frikë.