Kosova fituese e dyfishtë në Festivalet e Filmit, rrëmben çmime në Lubjanë e Sarajevë

Filmi ‘Si e verdhë e sëmurë’ nga Norika Sefa fitoi çmimin dokumentari më i mirë i shkurtë në festivalin e Filmit në Sarajevë dhe më pas fitoi çmimin e jurisë ndërkombëtare në Lubjanë. Përderisa ‘Krahët e punëtoreve’ nga Ilir Hasanj u shpërblye me çmimin kryesor, ‘Grand Prix’ në Festivalin e Filmit të Shkurt në Lubjanë.

‘Si e verdhë e sëmurë’ është një zhytje në kujtesën e Norës, ku realitetet shkrihen, e keqja dhe e bukura ndërthuren derisa të gjitha përzihen dhe formohet diçka tjetër.

Filmi është realizuar me mbështetjen e QKK-së, prodhuar nga shtëpia filmike CMB, me producent Mentor Shalën e bashkëproducent Besnik Krapin e Norika Sefën, dhe distribuohet nga Square Eyes.

“Krahët e punëtorëve” është prodhuar nga Unseen Films, me producent Arvan Berishën dhe Ilir Hasanaj, xhiruar nga Vigan Nimani, dhe montuar nga Enis Saraçi./express

ObserverKult


Lexo edhe:

“NË KËRKIM TË VENERËS” I REGJISORES NORIKA SEFA SHPËRBLEHET ME ÇMIM NË ZVICËR