Doja të ngrija një shtëpizë, në mes të heshtjes në vetmi…

Doja të ngrija një shtëpizë,
në mes të heshtjes në vetmi.
Është një kodrinë e gjelbëruar…
Nuk do ta bëj aty.

Një tokë të mirë afër qytetit,
përbri xhadesë dhe mund ta gjej,
ku ka plot vila me lulishte,
por, as atje s’ e bëj.

Dhe tek laguna pak më tutje,
ku dallga ëmbël bregun rreh,
zambakët zbukurojnë ranishten…
Nuk, as atje s’e ngreh.

Ku heq një rrugë pa fund e krye,
mes një djerrine pa mbarim,
që egërsisht e rreh rrebeshi,
dhe juga me tërbim.

Një monopat nga venë e kthehen,
plot udhëtarë që ujë kërkojnë,
nga vijnë kalorës të uritur,
që vuajnë e rënkojnë.

Atje do ngrë shtëpizën time,
do bëj një çezëm në oborr,
me zjarr përherë në vatër ndezur,
me derën çelur në çdo orë.

Shqipëroi: Arqile Garo

LEXO EDHE: STAVROS STAVROPOULOS: GJITHMONË E KAM DASHUR…