Kostumi popullor i Naim Frashërit, risillet modeli i veshur nga poeti rilindas

Punimi i kostumeve popullore vazhdon të transmetohet në breza nga artizanët në Gjirokastër.

Prej vitesh, qëndistarja Buqe Muka punon veshjet tradicionale të zonës së Gjirokastrës dhe Jugut të vendit. Së fundi, mbështetur mbi materiale arkivore dhe fotografi ajo synon të risjellë modelin e një kostumi popullor të veshur nga poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri.

”Gjatë kohës qe mblidhja informacion më del kjo veshja e Naim Frashërit. Duke kërkuar për veshjen e burrave të Përmetit që janë disa shumë të bukura, por kjo është më e veçanta. Edhe e filloj me dashamirësine e miqve që kam koleksionues, më hedhin origjinalin.

Jam përpjekur, tani se sa do të arrij 100%… nuk e di sepse kohët kanë ndryshuar, copat kanë ndryshuar, sepse nëse dikur përdorej shajaku, tani nuk e kemi më, në qoftë se ka fotografi, ato janë bardh e zi dhe ne nuk e dimë se si janë ngjyrat dhe nuk mund të bazohesh te fotografia. Për mendimin tim që të krijosh një kostum, të ruash origjinalitetin dhe ta sjellesh si duhet, duhet të bazohesh mbi studime dhe mbi ato çka kanë lënë etnografët tanë”, u shpreh ajo.

Për qëndistaren, shqiptarët dhe veçanërisht bashkëkombasit tanë në botë janë adhuruesit më të mëdhenj të veshjeve popullore tradicionale.

“Turisti e pëlqen që të vijë ta veshi, të bëjë 2-3 fotografi dhe të ikë për ta marrë si kujtim. Normal që e pëlqen, e vlerëson shumë, por më shumë e vlerëson emigranti shqiptar. Njerëzit, emigrantët shqiptarë që janë në botë, ata janë më tepër të fokusuar tek veshja popullore në përgjithesi, jo vetëm e Naimit”, u shpreh Muka.

Veshjet karakteristike të Jugut të Shqipërisë përbëjnë vlera të spikatura të etnografisë dhe traditës sonë kombetare./euronews.al


Lexo edhe:

KRYEVEPRA E NAIM FRASHËRI: BAGËTI E BUJQËSI / KUSH SI DI VARGJET E PARA PËRMENDËSH?

Poemë nga Naim Frashëri

(pjesa e parë)

O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar.

Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua

Poemën e plotë e gjeni KËTU