Jetoj një ëndërr çmendurie
Tretem në gaz strukem në frikë
Të fluturoj mbi oqeane
Në arrati ndoshta, një ditë.
Të fluturoj unë pas një shprese
Se më ka humbur shpresa mua
Zgjomëni ju nga marrëzia
Të shkoj dhe dua, edhe s’dua.
Po ku ta lë nënën e thinjur
Një fjalë të mirë, një fjalë të hidhur
Të lë një këngë pa kënduar
E një dëshirë të paplotësuar.
Zgjomëni ju nga marrëzia
E mos më lini të largohem
Të më harrojë dashuria
E diku larg, vetë të harrohem.
ObserverKult
—————————————-
LEXO EDHE: KOZMA DUSHI KUJTON MERDANIN: KËRKONTE RIORGANIZIMIN E FESTIVALIT TË 11-TË TË KËNGËS
Pas ndarjes nga jeta të artistit të madh, Sherif Merdanit, dje u zhvilluan homazhet në nderim të tij.
Në ceremoninë mortore kanë qenë të pranishëm dhe ish-kolegë, miq e familjarë të Sherif Merdanit.
Këngëtari Kozma Dushi e kujton Merdanin si një njeri të lirë dhe një perlë të muzikës shqiptare. Në një prononcim për mediat, ai zbulon dhe një prej pengjeve apo dëshirave të Merdanit, zhvillimin e festivalit të 11-të të këngës.
Disa ditë pas zhvillimit të festivalit të 11-të të këngës, Sherif Merdani sëbashku me disa kolegë të tjerë, u arrestuan dhe u dënuan me burg, ku artisti i mirënjohur vuajti 16 vite.
“Sherifin do ta kem gjithmonë në zemër, si njeri dhe si artist. Unë me Sherifin dhe Luan Zhegun kemi folur shpesh, që festivali i 11-të të riorganizohej sërish. Në të gjitha festivalet që mori pjesë Sherifi, kanë qenë këngë perla. Historia e tij, Sherif Merdani, ajo kohë i ka bërë një padrejtësi të madh atij artisti. Në Librazhd që e takova, ai e rilindi atë qytet. Ajo që ka ndodhur me Sherif Merdanin nuk duhet të ndodhë me asnjë artist. Mesazhi i Sherifit, brezi i tij të këndojë akoma. Këngët janë të bukura, muzika të bëhet live, jo rrëmujë…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU
ObserverKult