Kryevepra që i kushtoi me izolim e varfëri nobelistit

Çmimi “Nobel” në vitin 1958, i konsideruar si poeti kolos rus nga vitet 1920, vdiq më 30 maj 1960. 

Boris Pasternak famën mbarëbotërore ia detyron kryeveprës “Doktor Zhivago”, një roman unik i cili shpalos pamjen më të fuqishme të trazirave dhe dhunës ruse të dekadave të para të shekullit të 20-të.

Në epokën sovjetike, rusët e mbanin nobelistin, si një nga poetët e tyre më të mëdhenj. Edhe kur vargjet e tij dukeshin sibiline, apo kur origjinaliteti i imazheve të tij i shqetësonte, “veshi” nuk i gënjente.

Në Perëndim, përveç disa entuziastëve të poezisë dhe atyre që kujtonin përshtypjen e fortë që ai la si anëtar i delegacionit sovjetik të dërguar në Paris në Kongresin e Shkrimtarëve Kundër Fash i zmit (qershor 1935), fama e tij lidhej ende me të vetmin libër “Doktor Zhivago”, një roman i madh i panjohur prej kohësh për rusët – dhe për arsye të mirë, pasi u botua, përveç disa samizdateve, vetëm në 1988!

Kurse në Perëndim, botimi i këtij libri luajti rol në dhënien e çmimit “Nobel” për letërsinë, më 23 tetor 1958. U desh hijeshia e Julie Christie-it dhe sharmi i Omar Sharifit, që emri i Pasternakut të bëhej i njohur për ata që, pa këtë përshtatje, nuk do ta kishin lexuar kurrë romanin.

Një libër i mirë, hapet me pritshmëri dhe mbyllet me përfitime. Lexuesit e zjarrtë duhet ta dinë, se leximi është më shumë se një kënaqësi. Leximi na çon në skutat më të fshehta të mendjes. Na bën të ndjehemi të lumtur dhe të lirë, transmeton ‘konica.al’.

Pasternak lindi në Moskë, në një familje intelektualësh heb r enj: babai ishte piktor shumë i vlerësuar, mik i Tolstoit. Kurse nëna një pianiste e famshme. Pasi studioi në Konservator për kompozicion, Pasternak u diplomua për filozofi në Universitetin e Moskës.

Debutoi në vitin 1914, me një përmbledhje poezish, që e bëri të njohur për publikun sovjetik dhe iu bashkua revolucionit rus, nga i cili u distancua me botimin e romanit. Romani tregon historinë e doktor Juri Andrejeviç Zhivago, një mjek i pasionuar pas shkrimit dhe e gruas së tij të ardhshme, Tonja Gromeko, në sfondin e revoltës së 1905-ës.

Një himn i vërtetë për jetën, për bukurinë e papërsosmërive, për mossukseset. Për emocionin që e bën zërin të dridhet dhe që megjithatë nuk e pengon njeriun të shprehet dhe të dëshirojë të komunikojë, të përpiqet, qoftë edhe në një mënyrë të sikletshme, një kontakt me tjetrin.

Siç shkroi vite më vonë edhe mjeshtri Beket, nuk është e mundur të arrish asnjë rezultat në jetë, nëse nuk mësoni fillimisht të dështoni dhe ta bëni dështimin tuaj një forcë, një motor që na shtyn të përmirësohemi.

Bukuria e asaj që mund të arrijmë, nuk mund të mos kalojë përmes dështimeve dhe vëzhgimit të gabimeve të tjetrit. Bukuria nuk ekziston, por ajo fitohet me përpjekje dhe përkushtim. Nëpërmjet përulësisë së njohjes së gjendjes si të përsosur, asnjëherë të përsosur.

“Bënin para dhe gjithë duke ecur këndonin kujtimin e përjetshëm dhe, në çdo pauzë, dukej sikur atë këngë e pasonin rrapëllima, kuajt, fryrjet e erës. Kalimtarët bënin mënjanë për kortezhin, numëronin kurorat, tregonin me gisht. Kureshtarët, duke u përzier me kortezhin pyesnin: “Kush ka vdekur?” Përgjigja ishte: “Zhivago”. “Ah! kuptohej sakaq”. “Por jo ai. Gruaja”. “E njëjta gjë është. Zoti e bekoftë! Funeral i madh”. (Doktor Zhivago).


Lexo edhe:

DORËZOI ÇMIMIN “PUSHKIN” PAS AGRESIONIT NË UKRAINË, RRËFEHET SHKRIMTARI SHQIPTAR

ObserverKult