Ku ndodhet Guri i Kamjes?

Guri i Kamjes ndodhet në kufirin midis Malësisë së Mokrës (rrethi i Pogradecit) dhe asaj të Gorës (rrethi i Korçës).

Është majë shkëmbore me lartësi 1461 metra mbi nivelin e detit. Ekspertët e shpjegojnë kështu formimin e saj:

Fillimisht shkëmbinjtë ranorë te Guri i Kamjes, më të qëndrueshëm ndaj gërryerjes, i kanë shpëtuar sheshimit duke u ngritur mbi zonën përreth si një ishull.

Pastaj agjentët e ndryshëm atmosferikë (shiu, bora, era etj), aty kanë gdhendur forma të shumëllojshme mikrorelievi. I parë nga larg, Guri i Kamjes i ngjan një anijeje të madhe.

Forma pra si pasojë e skalitjes dhe modelimit të vazhdueshëm nga erozioni. Guri i Kamjes është monument natyre.

ObserverKult


Lexo edhe:

LEGJENDA RRËQETHËSE PËR “GURIN E QYTETIT” NË PËRMET: NËNA SË BASHKU ME FOSHNJËN U HODHËN NGA KY GUR

Përmeti është qytet në juglindje të Shqipërisë dhe qendër e njësisë administrative me të njëjtin emër Rrethi i Përmetit.

Në antikitet kjo zonë njohej me emrin Trifilia dhe qe pjesë e “Rajonit Melotid”. Sipas legjendës qyteti ka marrë këtë emër nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt.

Karakterisitikë e qytetit është rritja e trëndafilave në lulishte dhe oborret e shtëpive të vjetra ndaj Përmeti, njihet ndryshe si Qyteti i Trëndafilave...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU