Kujt i përket ky varr i zbuluar rastësisht pak kilometra nga Tirana?

Rreth 40 vjet më parë, në një vend ngjitur me fshatin Brrar të Tiranës, disa punime të rastit, nxorrën në sipërfaqe disa rrënoja. Ato i përkisnin një kishe, e cila përveçse njihej nga banorët e zonës, ishte përmendur edhe në dokumente të vjetra.

Por përtej të qenit një objekt i vjetër kulti, aty ruhej një histori vërtetë e rrallë… Ai qe nisi si një kërkim normal arkeologjik, në fakt nxori në dritë një zbulim të rrallë.

Kujt i përkiste kjo vendprehje? Përse arkeologët u mahnitën? Në një dokumentar të gazetarit Marin Mema thuhet se këtu aty është varrosur Mihal Skuraj, bashkëshortja dhe fëmijët e tij.

Bëhet fjalë për një varr në kishën e Shën Marisë së Brrarit e vitit 1201, në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit.

Po kush është Mihal Skuraj?

Familja Skuraj është një nga familjet e famshme arbnore mesjetare.

Pas 1201, kjo familje provohet nëpërmjet të dhënave arkeologjike dhe dokumenteve, se bënte pjesë në Elitën e Temes së Durrësit. Fillimisht ata kanë jetuar në hapësirën nga kodrat e Vorës, deri afër Durrësit. Këto ishin pronat e Skurajve, ndërsa kjo hapësirë quhej Skuria.

Ndoshta në këtë kohë Skuria pranë Temës sē Durrësit mund të ketë qenë pjesë e Principatës së Arbërisë, ose dhe një nga Arhonditë (zona autonome të njohura nga Bizanti), në varësi të drejtpërdrejtê të Temës së Durrësit dhe jo nga Principata e Arbërisë.

Kjo e fundit pas krijimit të Despotatit të Epirit (1204), po rrezikohej çdo ditë e më shumë për t’u pushtuar prej saj.
Fisniku tjetër po nga kjo familje, Anton Skura e ka varrin me vendodhje në kishën e famshme të Shëna Ndojit në Lezhë.

Skurajt ngritën “Shkollën e Durrësit” me të cilën dhanë një kontribut për të gjithë njerëzimin në lidhje me artin e kulturën, pasi ajo i kaloi kufijtë e trojeve të arbanitëve dhe të Rajonit të Gadishullit Ilirik, – shkruan autori Gjet Ndoji lidhur me Slurajt./gazetadita

LEXO EDHE: Rrëfim tronditës i motrës: I kam mbledh kockat e tij një nga një, kur na thanë t’i zhvarrosim e t’i çojmë diku tjetër…