Kujtim Paçaku: Nënë, bukë s’na ka ngelë më…

Poezi nga Kujtim Paçaku

Nënë,
Tenda na është çjerrë
Me se do ta arnojmë?
Me një cohë qielli, bija ime…
Nënë,
Zjarri na është fikur
A thua si do të ngrohemi?
Me rreze dielli, bija ime…
Nënë,
Bukë s’na ka ngelë më
Me se do të ushqehemi?
Me dromca këngësh, oj bija ime….

ObserverKult


Karin Boye

Lexo edhe:

KARIN BOYE: ATËHERË KUR NUK KE MË ASNJË FRIKË

Poezi nga Karin Boye

Po, sigurisht që dhemb kur gonxheja bulëzon
përndryshe pse pranvera tani heziton?
Përse i gjithë malli ynë i zjarrtë
të varet nga një bulë që hidhur mugullon
Ç’është kjo gjë e re që shpërthen dhe dërrmon?
Po, sigurisht që dhemb kur gonxheja bulëzon
dhembje për atë që rritet
dhe për atë që mbyllur qëndron.

Po, është e zorshme kur pikat bien,
Dridhur nga droja ato qëndrojnë të rënda
ngjiten nëpër degët, zmadhohen, rrëshqasin-
pesha i tërheq poshtë, ato disi rrinë varur
zor të jesh i paditur, i frikësuar dhe i ndarë
zor kur fundi të tërheq, të thërret, ta ndjesh
megjithatë të qëndrosh aty dhe të dridhesh-
zor të duash të rrish
dhe zor të biesh

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


gyter enkeleda ristani

ENKELEDA RISTANI: MONOLOGU I NJË MARTESE TË ZAKONTË

Poezi nga Enkeleda Ristani

…pastaj, ai bëhet i përhershëm
gjithmonë aty
çdo gërvëlimë frymëmarrje bëhet e padurueshme
nuk dihet më sa i bukur është
sepse kjo nuk ka më rëndësi
asnjë nuk e njeh sa ty, si ty
tiparet flenë në dikurin e epërm
si epikë e maleve të bojatisura në mjegull
çudi sesi të tjerët thonë se është djalë i pashëm
ai të merr frymën
nuk të sheh më kurrë në sy kur flet
hesht kur ti i çan dërrasat gjithmonë me të njëjtin intensitet
(zot i madh! si nuk u lodh)
mendon me vete
çfarë mendon?! ai s’mendon kurrë
ose dhe nëse mendon e bën larg që këtu
jashtë prej këtu
s’e gëzon më kurrë shiu

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult