Ishin 40 delegatë nga e gjithë Shqipëria ata të cilët në motin e vitin 1912, më 28 nëntor, në orën 14.00, firmosën deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Një prej dëshmitarëve historikë të Pavarësisë, Hajredin bej Cakrani shoqëruesi kryesor në rrugëtimin e Ismail Qemalit nga Durrësi për në Vlorë na rrëfen përmes “Kujtimet e një fimëtari”, se historia jo gjithmonë shkruhet nga fitimtarët.
Ky version i rrallë i disa prej ngjarjeve më të rëndësishme historike të shekullit XIX sjell nëpërmjet dorëshkrimeve dimensione krejt të tjera për disa nga emrat më të njohur në historinë e Shqipërisë.
“Një ditë do të shuhemi e do të vdesim, po vatani duhet të rrojë, qoftë dhe t’u tregojë atyre që do vijnë prapa, se kush luftoi e u vra për të, kush e deshi atë me shpyrt e kush u përpoq për t’a nxjerrë më dritë”! – ka thënë dikur Hajredin bej Cakrani./euronews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
NISMA E BASHKISË SË TIRANËS PËR FESTAT KOMBËTARE: NJË BALLKON, NJË FLAMUR!
Bashkia e Tiranës u bën thirrje banorëve të kryeqytetit që të bëhen pjesë e këtyre ditëve të festive kombëtare dhe të vendosin në ballkonet e shtëpive flamujt kuq e zi.
Në prag të 75-vjetorit të çlirimit, le të valëvisim në çdo ballkon Flamurin Kuqezi, në kujtim të dëshmorëve të cilët dhanë jetën për të ardhmen e Shqipërisë“, thuhet në nismën e Bashkisë.
Kryeqyteti ka hyrë në periudhën e festave kombëtare dhe do të fillojë shumë shpejt që të vishet edhe me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
DAVID MELTZER: NJË POEZI PËR GRUAN
Një poezi për gruan time, nga David Meltzer
Jam duke shkuar
në dhomën time, e ndërkohë duke folur brenda meje me ty.
E të ndjej kur zbret
shkallët, e jashtë porte
të ndjej kur harkohesh,
të ujitësh
lulet
Për të vërtetën,
mbi fletë njëmijë herë
shtyp të njëjtën fjalë, mbi
mi makinën e shkrimit
prej shqetësimit
se ti mund të hedhësh mbi
lulet ujë me tepri,
e pakëtaj merr udhën…
duke më njomur librat e mi.
Nëse nuk mundem
të flas me zë të lartë,
si mund të t’them
se nuk më bëhet
vonë për lulet?
ObserverKult