Kur duhet të shkruhet “ndër mend” e kur “ndërmend”?

Ndër mend apo ndërmend? Si ta shkruajmë saktë?

Atëherë, kjo fjalë shkruhet edhe bashkë, edhe ndaras.

Por… për të dyja rastet ka një rregull:

1) Shkruhet ndaras “ndër mend”, kur kemi parafjalën “ndër” që ndiqet nga emri “mend”, pra parafjalë + emër: Kam ndër mend të iki që këtu. Më ra ndër mend që nuk e kisha bërë detyrën. I ra ndër mend se duhej ta merrte edhe atë me vete etj.

2) Shkruhet bashkë (ndërmend) kur është emër (krahinore) dhe shpreh një kujtim për dikë; të menduarit për dikë. Më ra ndërmendi i tij (m’u kujtua ai).

Atëherë, për ta dalluar lehtë se kur duhet të shkruhet ndaras dhe kur shkruhet bashkë, kini parasysh që rasti i dytë (pra, kur shkruhet bashkë), ka një përdorim mjaft të rrallë në gjuhën tonë, kurse ndaras, “ndër mend”, ka një përdorim mjaft të shpeshtë.

Përgatiti S. Agolli

ObserverKult


Lexo edhe:

A SHKRUHET ME SHKRONJË TË MADHE “TOKA”, APO ME TË VOGËL “TOKA”?

Në shkrimet e shumta, si në medie po ashtu edhe në libra të ndryshëm e hasim herë të shkruar “Toka” e herë “toka”. Por, si duhet të shkruhet saktësisht?

Shkruhen me shkronjë të madhe emërtimet e planetëve, të yjeve, të yjësive e të trupave të tjerë qiellorë. P.sh.:

Arusha e Madhe, Arusha e Vogël, Galaktika, Jupiteri, Kashta e Kumtrit, Dielli, Hëna, Marsi, Neptuni, Saturni, Toka, Urani, Ylli Polar etj…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU