Kur flet e mbijetuara e dhunës seksuale

Nga Jessica Knoll

Pashmangshëm, kur një grua vjen me një deklaratë për sulm seksual të ndodhur vite më parë, një tip i caktuar personi do të pyesë: “Pse tash?” Kjo pyetje iu përsërit Christine Blasey Fordit gjatë dëshmisë së saj në Senat më 2018 dhe qe përdorur në një përpjekje për të diskredituar gratë e viktimizuara nga Bill Cosby dhe Harvey Weinstein.

Në përkujtesën erudite dhe prekëse të Lacy Crawfordit, që kujton kohën e saj si studente në St. Paul’s School, pyetja nuk arrin gjer në 15 faqet e fundit të librit, transmeton KOHA.

“Atëherë ishte viti 1990, tash është 2018. Pse tash?”, habitet burri, i cili si i “vitit të gjashtë” e joshi Crawfordin në dhomën e tij me rrëfimin mashtrues prej një fatkeqi (diçka e tmerrshme i kishte ndodhur të ëmës së tij dhe atij i duhej ndihma). Pasi e ndihmoi Crawfordin të ngjitej nga dritarja, ai e përdhunoi atë derisa shoku i tij i dhomës e mbante atë poshtë, e më vonë edhe ky i fundit e bëri të njëjtën gjë me të. Crawfordi e quan sulmuesin Rick Banner; kur ai bën pyetjen, i flet një detektive femër që erdhi në derë të shtëpisë si pjesë e një hetimi penal të hapur nga shteti i New Hampshires në St. Paul – veçmas nëse shkolla është përfshirë ndonjëherë në rrezikimin e mirëqenies së fëmijës, apo ka penguar rrjedhën e drejtësisë duke mos raportuar krimet me qëllim që të mos cenonte reputacionin e vet.

“Asnjëri prej tyre nuk e mohoi këtë”, i tregoi më pas detektivja Crawfordit. “Pse tash”, është një fallaci logjike. Ajo nuk ia del të vërë në pikëpyetje pretendimin dhe “përpiqet të portretizojë viktimën si grabitqare, ajo e cila kishte një plan të stërholluar”. Pyetja të cilën ajo duhet ta bëjë është “Pse tash?” Siç e thotë Crawford: “Kam folur për sulmin edhe më 1991 dhe më është thënë se nëse vazhdoja ashtu në kontekstin e hetimit penal, do të përjashtohesha nga shkolla dhe do të përgojohesha poshtë e lart në Eastern Seaboard”. Ajo rreshti së treguari pas kësaj, ani pse përgojimi vazhdoi dhe nuk rreshti në Eastern Seaboard. Crawford ishte 29 vjeçe kur ish i dashuri e thërret dhe e pyet nëse duhet të brengoset se ai e mori herpesin prej saj. Ai dëgjoi se ajo e kishte marrë atë prej dikujt që motra e saj e kishte takuar në një lokal në Los Angeles. “Unë do ta ngufasja veten në mëngjes”, mendon Crawford. “Sapo e pashë që dikush ma mori qenin”.

“Notes on a Silencing” është titulluar kastile si përgjigje brutale dhe e mahnitshme ndaj pyetjes marroçe “Pse tash?” Çfarë përjeton Crawfordi në duart e një institucioni me emër me para, fuqi e lidhje për të vepruar si “shtet minor” është kryekreje telasheshkaktuese. Dhjetë ditë pas sulmit të parë (një tjetër, javë më vonë, u krye nga një i sapodiplomuar në St. Paul, hollësitë e të cilit janë asgjëmangut tronditëse ani pse nuk arrin deri te hetimi), fyti i saj nisi të dhembë “në një mënyrë therëse, a thua se kisha kapërdirë një copë qelqi dhe nuk donte të shkonte tutje”. Në infermieri, motra medicinale nuk sheh gjë në fytin e Crawfordit – për shkak se virusi i herpesit që njëri ose dy nga djemtë ia shkaktuan, që u zbulua më në fund prej mjekut të saj pas muajsh agonie, është “larg prej të qenët pengesë” saqë ai as nuk e di nëse Crawfordi do të jetë në gjendje ta shpërndajë te dikush tjetër. “Duhet të punosh goxha, dua të them për të shkuar aq thellë. Dhe nuk e marr me mend…”

Shkrimi i Crawfordit është i mrekullueshëm. Ka rreshta që shkëlqejnë. Për vajzat që zihen dhe ato që bëhen pre: “nëse nuk ishe e përkryer, nuk ishe e sigurt”.