Kur je i dashuruar mjafton një asgjë për të të rrënuar…

Foto ilustrim

ObserverKult ua sjell disa thënie të Giacomo Casanova:

Martesa është varri i dashurisë.

Njeriu i zgjuar nuk mund të jetë kurrë krejt i palumtur.

Kur je i dashuruar mjafton një asgjë për të të rrënuar ose për të të bërë që të prekësh qiellin me një gisht.

Budallai është një i marrë që nuk flet, dhe kështu është më i pranueshëm se i marri që flet.

Urrejtja me kalimin e kohës vret atë që e ka ushqyer në gjirin e vet.

Unë e kam dashuruar me adhurim të vërtetën sa që shpesh e kam përdorur gënjeshtrën si mënyrë për t’u paraqitur në mendjet të cilat për bukurinë e së vërtetës nuk dinë asgjë.

Duhet vetëm të kesh guxim, sepse forca pa vetëbesim është e padobishme.

Dashuria është tri të katërtat kureshtje.

Inteligjenca jonë gabon kur mendon për të tjerët sipas këndvështrimit tonë.

ObserverKult

LEXO EDHE: Martesat e lumtura bazohen në një miqësi të thellë…