Paraja e çon ujin përpjetë?! / 8 thënie për paranë

paraja

 Paraja, pothuajse të gjithë vrapojnë pas saj. Por, çfarë thonë ‘kokat e mençura’ për paranë dhe njerëzit që janë të dhënë pas saj.

ObserverKult ua sjell disa thënie për të:

1.Rregulli numër një: Asnjëherë mos shpenzo para kot. Rregulli nr 2: Kurrë mos e harro rregullin numër 1. /Warren Buffett

2.Paraja nuk e ka bërë asnjëherë njeriun të lumtur, as nuk do ta bëjë, nuk ka asgjë në natyrën e saj që të prodhojë lumturi. Sa më shumë para të ketë njeriu, aq më shumë dëshiron të ketë/ Benjamin Franklin

3.Shumë njerëz shpenzojnë paratë që fitojnë… për të blerë gjëra që nuk i duan…për të impresionuar njerëz që ata nuk i pëlqejnë. /Will Rogers

4.Paraja ndonjëherë kushton shumë. /Ralph Waldo Emerson

5.Koha është më e vlefshme se paratë. Paratë mund të shumohen, por për kohën themi të kundërtën. / John Updike

6.Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e vet./ Oscar Wilde

7.Nuk është i pasur ai që ka shumë, por ai që jep shumë/Erich Fromm

8.Do të doja të jetoja si një njeri i varfër, por me shumë para/Pablo PIcasso

ObserverKult

Lexo edhe:

ERICH MARIA REMARQUE: PARAJA ËSHTË VETËM NJË ILUZION, TË GJITHË E DINË KËTË

Paraja është vetëm një iluzion, të gjithë e dinë këtë e, megjithatë, ka plot njerëz që ende s’duan ta besojnë.

Edhe, përsa kohë që është kështu, inflacioni do të vazhdojë deri sa të arrihet hiçi absolut. Njeriu jeton shtatëdhjetë e pesë përqind me fantazinë e vet dhe vetëm njëzet e pesë përqind me fakte… Kjo është forca dhe zotësia e tij, dhe prandaj kjo valle shtrigash që hedhin shifrat, gjen ende njerëz që fitojnë dhe njerëz që humbasin.

Ne e dimë që s’mund të jemi ndër ata që fitojnë me çdo kusht, por s’na ka qejfi të jemi ndër ata që humbasin.”

Përktheu: Robert Shvarc

(Shkëputur nga libri ‘Obeliski i zi’ i Erich Maria Remarque)

ObserverKult