Kur lexova për t’kqijat e pijes, hoqa dorë prej leximit

Poezi nga poeti indian Prosanna Mohapatra


Unë gatuej me venë, kaiherë e shtoj edhe n’ushqim.

Birrën e ban njieri, venën e ban Zoti.

Vena përmirsohet me kalimin e moshës.
Jeta asht shumë e shkurtë, me pi venë të keqe.

Burrat janë si vena,
sa ma shumë t’pijnë, aq ma t’mirë bahen;
Do edhe ufullohen.
Penicilina kuron, vena t’ban të lumtun.

T’gjithë jena t’vdekshëm deri n’puthjen e parë
e n’gotën e dytë.

Nji vakt pa venë quhet sillë (kolacion).
Kompromiset janë për marrdhaniet, jo për venën.
Alkoli mund t’jetë armiku ma i keq i njierit,
por Bibla thotë- Dueje armikun tand!

Nji shishe venë përmban ma shumë filozofi
se t’gjithë librat e botës.
Unë pi me i ba njerzit ma interesantë.

Kur lexova për t’kqijat e pijes,
hoqa dorë prej leximit.

Jeta asht nji iluzion që nxihet prej mungesës së venës.
Do t’pi qumësht kur lopët t’hanë rrush.
Nji vakt pa venë asht si nji ditë pa diell.

Vena asht nji poezi e shijshme.

*Titulli origjinal: Vena asht jeta jeme

Përshtati në shqip: Pjerin Ndreka

ObserverKult

Lexo edhe:

PJERIN NDREKA: SHKRUEJ MOS ME HARRUE…

Në rubrikën Personale, mysafir yni është shkrimtari Pjerin Ndreka:

Si ndodhi takimi i parë me letërsinë?

-Në 8 vjeçare kam pasë dy mësues të jashtëzakonshëm letërsie, zotnijtë Enver Draçini dhe Rudolf Kakarriqi. Në klasën e pestë filluen t’u pëlqejnë hartimet e mia dhe më jepnin gjithmonë notën 10. Mësues Enveri i propozoi mësues Rudolfit të më aktivizonte në grupin artistik të shkollës si recitues dhe konferencier.
Mësues Rudi më dha nji libër Lexim Letrar të klasave ma të nalta e më tha të mësoja përmendësh poezinë e Pashko Vasës “O moj Shqypni”. Nuk ia mbaj në mend titullin taman, por më pëlqeu aq shumë sa fillova të lexoj edhe poezitë tjera që ishin në at libër. Qysh at’herë u bana frekuentues i apasionuem i bibliotekës së shkollës por edhe i bibliotekës së Shtëpisë së Kulturës, ku për fat punuen njeni mbas tjetrit shkrimtarët Sandër Gera dhe ma vonë Frederik Rreshpja.


Kur ratë në grackën e saj?

-Ndoshta pikrisht at’herë kur u njofta me dy shkrimtarët e masipërm.

Kur nisët të ndiheshit shkrimtar?

-Ndoshta në vetvedi kur botova poezinë e parë në gazetën Besa të Shoqatës atdhetare Kosova në Shkodër në vjetin 1992. Kjo gazetë drejtohej prej mikut tem, gazetarit e shkrimtarit Nikolla Spathari.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni KËTU

ObserverKult