Kur të putha për herë të parë…

të putha du ta di... grossman

Kur të putha për herë të parë…poezi nga Jani Paço

Kur të putha për herë të parë ty,
unë nuk kisha puthur kurrë buzë të tjera;
Ç’ndjeva atë çast as unë nuk e di,
Diçka e bardhë fluturoi mes nesh,
Diçka e bardhë më rrëmbeu ndjenjat,
Dhe bashkë në fluturuam më sy të mbyllur,
Përziem ndjenjat dhe u futëm në thellësinë e tingujve të jetës,
Fluturuam dhe s’u ndalëm
(A mund të ndalësh ndjenjat dhe rrugët)
Lumturia na buronte nga dielli
dhe hyri kjo puthje në zemrën time
Duke rendur
Duke qeshur
Duke thirrur
Duke fluturuar
Dhe mbeti një gjurmë e lehtë e pashlyer

ObserverKult

Lexo edhe:

SERGEJ ESENIN: AS TA KUJTOJ NUK DUA…