ObserverKult ju sjell disa thënie që flasin për vdekjen. Ju ftojmë t’i lexoni:
Frikacakët vdesin shumë herë para vdekjes së tyre. Trimi vdes vetëm një herë. – William Shakespeare
Njeriu, posa të ketë lindur fillon të vdesë. – Luigi Pirandello
Asnjëri në shtratin e tij të vdekjes nuk ka thënë, “Kisha dashur të kisha kaluar më shumë kohë në biznesin tim.” – Paul E. Tsongas
Vdekja ia mësyn vetëm një herë, por asnjëherë nuk gabon. – Edward Counsel
Të vdekurit tonë nuk janë asnjëherë të vdekur për ne përderisa nuk i harrojmë. – George Eliot
Ne jetojmë ashtu siç vdesim, dhe ne vdesim ashtu siç jetojmë. – Edward Counsel
Kur vdesin të vdekurit? Kur të harrohen. – Laura Esquivel
Vdekja është përfundim i një tregimi dhe fillim i një tjetri. – Philip Moeller
Përderisa mund t’i shmangemi jetës, vdekjes jo. – Dean Koontz
Njeriu i cili nuk do të kishte vdekur për diçka, nuk është i aftë të jetojë. – Martin Luther King, Jr.
Vdekja nuk është gjë tjetër veç kthim i ynë nga koha në përjetësi. – William Penn
Jeta është e rëndë. Pastaj ti vdes. Pastaj ata të hedhin baltë fytyrës. Pastaj të hanë krimbat. Jini mirënjohës që ndodhë në këtë renditje. – David Gerrold
Askush nuk mund të thotë me bindje se do të jetë gjallë nesër. – Euripidi
Disa njerëz janë gjallë thjesht sepse është kundër ligjit t’i vrasësh ata. – Edward W. Howe
Disa njerëz aq shumë frikësohen nga vdekja saqë asnjëherë nuk fillojnë të jetojnë. – Henry Van Dyke
Të vdekurit nuk mund të vajtojnë për drejtësi. Është detyrë e të gjallëve ta bëjnë atë. – Lois McMaster Bujold
Kur besimi është humbur, kur nderi ka vdekur, njeriu ka vdekur. – John Greenleaf Whittier
Kur të vdesësh, ke vdekur. Kaq. – Marlene Dietrich
Nuk mund të ndalojmë së jetuari sepse të tjerët kanë vdekur. – Richelle Mead
Secili do të vdesë një ditë, vetëm jepju atyre kohë. – Neil Gaiman
Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por pjesë e saj. – Haruki Murakami
Nuk frikësohem nga vdekja; vetëm nuk dua të jem aty kur të ndodhë. – Woody Allen
Dhembja dhe vdekja janë pjesë e jetës. T’i refuzosh ato është të refuzosh vetë jetën. – Henry Havelock Ellis
Nuk frikësohem nga vdekja, frikësohem të jem gjallë pa qenë në vetëdije për të. – Epica
Vdekja është më universale se jeta; të gjithë vdesin, por jo të gjithë jetojnë. – A. Sachs
ObserverKult
______________________
Lexo edhe:
KUNDERA: NUK MUND TË JENI TË DASHURUAR DHE TË MENÇUR NË TË NJËJTËN KOHË!