Ky është 11-vjeçari që realizon fotografi unike në shkretëtirë

Mjafton pak imagjinatë dhe shumë mirë, që në fëmijëri, mund të zhvillosh aftësitë e biznesit. Këtë e ka bërë edhe një 11-vjeçar në Bolivi.

Piter është shndërruar në një sensacion të rrjeteve sociale dhe kjo falë fotografive të shpejta e vërtet kreative, që realizon për turistët e huaj që vizitojnë qytetin Salar de Uyuni. Dhe në ndihmë duket se i vjen vetëm një dinozaur plastik në ngjyrë blu, transmeton ‘a2news.com’.

Ai përdor truke të pazakonta, me foto në perspektivë pranë shkretëtirës së kripës, ku e bardha shtrihet thellë në horizont, me Piterin që shfrytëzon çdo orë të ditës për të realizuar foto mbresëlënëse.

“Me këto para ndihmoj prindërit e mi të sigurojnë ushqime. Blej edhe rroba e lodra për vete dhe vëllezërit, kur duhen edhe gjërat për shkollë”, thotë fotografi 11-vjeçar.

Piter thonë se siguron 15 dollarë në ditë nga puna si fotograf dhe për këtë i duhet të gjurmojë në këmbë turistët e huaj.

Shkretëtira e Kripës në Uyuni, është një nga atraksionet më të famshme turistike të Bolivisë.


Lexo edhe:

FOTOGRAFI QË KA BËRË HISTORINË: DUKE MARRË NUSEN NË SHQIPËRI, E SHKREPUR NË VITIN 1939

ObserverKult