Princeshë Diana është një nga personazhet më të përfolura të Familjes Mbretërore, edhe pse nuk jeton më. Ajo lindi më 1 korrik të vitit 1961 dhe ishte bashkëshortja e Charles, Princit të Wellsit.
Diana në këtë martesë lindi edhe dy fëmijët e saj, Princin William dhe Harry, të cilët janë trashëgimtarë të familjes mbretërore.
Princeshë Diana vdiq në 31 gusht të vitit 1997. Në një aksident të rëndë automobilistik, kur ajo ishte 36 vjeç. Ndërsa tanimë kanë kaluar mbi 24 vite që nga tragjedia e saj dhe vdekja në Paris.
Ajo ishte duke udhëtuar në një Mercedes S-280, pasi ajo u largua nga Hotel Ritz përpara se të përplasej fatalisht në tunelin e Pont De l’Alma.
Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie nga Lady Diana:
Të gjithë duhet të vlerësohen. Gjithsecili ka potencialin e duhur për të dhënë diçka në shkëmbim.
Jeta është vetëm një udhëtim.
Do më pëlqente të isha mbretëreshë në zemrën e popullit, por nuk e shoh veten mbretëreshë të këtij kombi.
Dua që djemtë e mi të mësojnë t’i kuptojnë emocionet e njerëzve, pasiguritë dhe shqetësimet e tyre, shpresat dhe ëndrrat e tyre.
Më pëlqen të jem një shpirt i lirë. Shumëkujt nuk i pëlqen, por kjo është ajo që unë jam.
Bëj atë që të dikton zemra.
Koha kalon dhe një copëz e rëndësishme e jetës tënde i bashkëngjitet të tjerave tashmë ekzistuese.
Nëse gjen dikë që e do vërtet në jetë, atëherë mbërthejuni fort pas asaj dashurie.
Bëj një akt mirësie, rastësor, duke mos pritur gjë në shkëmbim, të jesh i sigurt që një ditë dikush tjetër do bëj të njëjtën gjë për ty.
Përgatiti: E.Berisha/ ObserverKult
——————————–
Lexo edhe: